Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli vendos datën e re të zgjedhjeve mes bisedimeve të bllokuara Netanyahu-Gantz


Kriza e vazhdueshme politike e Izraelit ka çuar në caktimin e një date për zgjedhjet e reja parlamnetare, pasi dy partitë më të mëdha, ‘Likud’ dhe aleanca ‘Blu e Bardhë’, dështuan të gjejnë marrëveshjen për të formuar qeverinë e re.

Dy forcat kryesore politike të Izraelit ranë dakord të hënën për një datë të re zgjedhjesh. ‘Blu e Bardhë’ dhe ‘Likud’ arritën në përfundimin se nëse Knesset shpërndahet, zgjedhjet do të mbahen të hënën, me 2 Mars, njoftoi transmetuesi publik izraelit ‘Kan’.

Një periudhë 21-ditore në të cilën Parlamenti Izraelit mund të emërojë një ligjvënës për të provuar dhe bashkuar një koalicion qeverisës për të parandaluar një votim të tretë skadon të ërkurën.

Nëse zgjedhjet thirren pas shpërbërjes së parlamentit, ekspertët parashikojnë se mund të ketë ndryshime dramatike në elektorat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *