Vendosni fjalën kyçe....

Ligji që hyn në fuqi në mars 2020, Gjermania hap departament enkas për vizat e punës


Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka hapur një departament enkas për vizat e punës. Kjo lëvizje i paraprin ligjit të ri të emigracionit që hyn në fuqi në mars 2020.

‘DW’ shkruan se kjo bëhet për të lehtësuar punën e ambasadave në vendet jashtë BE-së që janë të mbingarkuara. Ministria e ka njoftuar lëtë masë në faqen e saj në Tëitter me anë të një videoje shpjeguese për të interesuarit.

Më tej, ‘DW’ raporton se Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar.

Sipas ligjit të ri që hyn në fuqi në mars 2020, personat e kualifikuar nga mbarë bota do të kenë mundësinë të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë në Gjermani, pa qenë nevoja që të kenë një kontratë pune paraprake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *