Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Fondi për rindërtimin 20 miliardë lekë, raporti përfundimtar në janar


Kryeministri Rama ka thënë në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se nuk ka ende një raport paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit duke shtuar se ai mund të jetë i gatshëm në janar të vitit 2020.

Kreu i qeverisë tha se dëmi vlerësohet në reth 20 miliardë lekë megjithatë do pritet edhe vlerësimi i raportit përfundimtar.

‘S’ka ende raport paraprak të dëmeve. Raporti i parë paraprak synohet të paraqitet më 16 dhjetor, por edhe çfarë na u tha nga partnerët, raportet pas katastrofave kërkojnë kohë. Do ketë një raport paraprak, një raport të dytë dhe pastaj një raport të plotë besoj në janar, për t’u hapur rrugë donacioneve. Ne vetë kemi konsideruar 20 miliardë lekë që në nisje, nga të ardhurat dhe donacionet, por pritshmëritë janë të konsiderueshme dhe mendojmë që do të shtohen. Për transparencën po punojmë për një raport të posaçëm me të dhëna të detajuara për qeverinë, donacionet dhe përfituesit.’ – tha Rama.

Më tej ai shtoi se në terren për vlerësimin e dëmeve janë më shumë se 500 inxhinierë si dhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja.

Rama tha gjithashtu se 660 familje janë përfituese të fondit të qirasë ndërsa brenda një kohe shumë të shkurtër do strehohen familjet e atyre që patën viktima nga tërmeti.

‘Sot që flasim janë në terren 500 inxhinierë dhe 81 ekspertë tani që flasim nga 11 vende të huaja. Me zonën urbane të Tiranës kemi mbyllur sistemin me akomodim me qira. Në zonat rurale po punojmë. Akomodimi në Lezhë është kryer. Përfitime financiare për familjet me viktima janë vendosur dhe mbyllet brenda javës dhurimi i apartamenteve për familjet me viktima, sipas vendimit të qeverisë. 660 familje janë aprovuar si fituese të fondit të qirasë deri më tashmë. Në Durrës po shikojmë mundësinë për t’i akomoduar në periferinë e Tiranës.’ – shtoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *