Policia ka ndaluar 3 persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Në operacionin e koduar ‘Romano 2017’ u prangosën Florenc Mema, 30 vjeç, lindur ne Shijak dhe banues ne Xhafzotaj Durrës, Demokrat Çizmja, 27 vjeç, lindur dhe banues ne Gjepalaj, Durrës e Luan Bodlli, 41 vjeç, lindur dhe banues në Xhafzotaj, Durrës.
Ata u ndaluan nga Interpol Tirana pasi kërkoheshin nga drejtësia italiane me akuzën e ‘trafikimit të lëndëve narkotike’, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.
Në vendin fqinj janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, Italinë e marokenë.