Vendosni fjalën kyçe....

Rusia përjashtohet nga të gjitha kompeticionet madhore sportive për 4 vjet


Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja për 4 vjet nga ngjarjet e mëdha sportive, përfshirë Olimpiadën dhe Kupën Botërore të Futbollit, pasi Komiteti Ekzekutiv i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) miratoi sanksionet të hënën.

Në takimin në Lausanne, Zvicër, Komiteti Ekzekutiv 12 anëtarësh i WADA-s votoi njëzëri për masat kundër Rusisë të rekomanduara më herët nga Komiteti i Pajtueshmërisë së organizatës, tha kreu i Agjencisë Ruse kundër Dopingut (RUSADA), Yuri Ganus, sipas ‘RIA Novosti’.

Masa vjen pasi Rusia dyshohet të ketë manipuluar të dhënat e dërguara te WADA nga një laborator anti-doping në Moskës.

Të dhënat u dorëzuan si pjesë e kushteve të ripranimit të Agjencisë Ruse e Antidopingut, RUSADA, pas një përjashtimi tre-vjeçar mbi pretendimet e dopingut të sponsorizuar nga shteti, të cilin Rusia vazhdimisht e ka mohuar.

RUSADA u shpall përsëri e papranueshme të hënën dhe do të pezullohet për një periudhë katër vjeçare, gj që dotë thotë se flamuri rus nuk do ngrihet në dy Lojërat Olimpike të ardhshme, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) është nënshkrues i Kodit WADA. Flamuri rus gjithashtu nuk do të lejohet në Kupën e Botës të futbollit në Katar në vitin 2022, nëse Rusia kualifikohet në finale.

Sidoqoftë, Rusia duket se është e vendosur të shmangë këtë ndalim në disa sporte, pasi atletët që nuk përfshihen në asnjë akuzë dopingu do të jenë të lirë të garojnë në veprimtaritë sportivë si të pavarur.

Sanksionet e freskëta WADA, të cilat do të shpallen më vonë nga presidenti në largim Craig Reedie, dekretuan që Rusisë do i ndalohej të marrë pjesë ose të organizojë ‘ngjarje të mëdha sportive’ për katër vitet e ardhshme.

Tashmë është raportuar se Kampionati Evropian i UEFA-së, katër ndeshje të së cilit do të zhvillohen në Shën Petersburg dhe finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2021, e mbajtur në të njëjtin qytet, nuk do të ndikohen nga masat më të fundit WADA pasi ato janë ngjarje kontinentale .

Ministria e Jashtme Ruse kishte thënë në vijim të takimit të WADA-s në Zvicër se pretendimet kundër vendit ishin një tjetër shembull i një përpjekje të motivuar politikisht për të ‘penguar Rusinë nga sportet ndërkombëtare’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *