Në radhët e drejtuesve të policisë së Shtetit ka pasur sërish ndryshime.
Nga komisariati nr.5 në kryeqytet është larguar Sali Skuraj dhe është emëruar Altin Lila
Ky i fundit ka qenë shef në sektorin e vrasjeve në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Gjithashtu ndryshime ka pasur edhe në Kavajën, ku është larguar Aliosha Brokaj, ndërsa vendin e tij e ka zënë Sali Skuraj, i cili u largua nga komisariati nr.5. Brokaj ndërkohë është emëruar shef komisariati në Vorë.