Vendosni fjalën kyçe....

Shahini konfirmon: Shkolla Emin Duraku në kryeqytet nuk do mbyllet plotësisht, mësimi me turne


Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka lajmëruar se shkolla Emin Duraku në kryeqytet nuk do të mbyllet plotësisht pasi ndërtesa është e dëmtuar pjesërisht dhe mësimi do zhvillohet me dy turne.

Shahini konfirmoi se në pjesën e dëmtuar nuk do zhvillohet mësim deri në skanimin e përfundimtar të kushteve dhe dëmeve që ka pësuar.

Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit. Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në skanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, shkruan ministrja Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *