Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen vullkani më aktiv në Zelandën e Re, konfirmohet një i vdekur (VIDEO)


Një person është konfirmuar i vdekur pas shpërthimit të një vullkani në Zelandën e Re në brigjet e Gjirit të Plentit.  Rreth 50 njerëz besohet se kanë qenë në ishull ose pranë tij.

“Në këtë fazë, është shumë e rrezikshme që policia dhe ekipet e shpëtimit të hyjnë në ishull … Tani është i mbuluar me hi dhe material vullkanik”– u tha gazetarëve zëvendës Komisioneri i Policisë, John Tims, i cili konfirmoi vdekjen e një personi.

Pjesa më e madhe e atyre që janë prekur nga shpërthimi thuhet se janë turistë që arritën në ishull në bordin e anijes ‘Ovation of the Sea’.

Vullkani shpërtheu rreth orës 02:11 të mëngjesit, duke nxjerrë pluhur hiri dhe tym gri deri në 12,000 metra në ajër.  Zona rreth ishullit është shpallur një zonë ku nuk lejohet fluturimi, shkruan RT.

Përpjekje të dëshpëruara kanë nisur këtë të hënë për të gjetur më shumë se 20 njerëz që mendohet se kanë humbur pas shpërthimit. Deri më tani janë evakuuar 23 persona, njëri prej të cilëve ka vdekur nga dëmtimet. Por sipas CNN një numër njerëzish kanë mbetur në ishullin e Bardhë, të cilin policia e konsideron shumë të rrezikshëm.

Pavarësisht se është vullkani më aktiv i vendit dhe priret ndaj shpërthimeve të papritura, Ishulli i Bardhë ka mbetur një pikë turistike, duke tërhequr turma vizitorësh çdo ditë që mbërrijnë me anije apo në këmbë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *