Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobel-it


Pas Kosovës, edhe Shqipëria ka vendosur të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel.

Lajmi është dhënë nga ministri i Jashtëm në Detyrë, Cakaj, i cili shkruan se justifikimi i mizorive të luftës gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

Njëri nga fituesit e çmimit Nobel në letërsi për këtë vit është austriaku Peter Handke.

‘Duke qenë thellësisht të bindur se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit. Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi. Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë’, shkruan Cakaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *