Me Bolivinë nën administrimin e një qeverie të përkohshme pas grushtit të shtetit kundër ish-Presidentit Evo Morales, partia socialiste e vendit ka zgjedhur liderin e mërguar për të zhvilluar fushatën e tij të ardhshme zgjedhore nga jashtë.
Lëvizja e Moralesit, Drejt Socializmit (MAS) u mblodh në qytetin Cochabamba këtë fundjavë për të zgjedhur kandidatët e saj, në një zgjedhje të parakohshme që ende nuk është shpallur, por është premtuar nga presidentja e përkohshme, Jeanine Ánez.
Morales u rizgjodh si president në tetor, por kundërshtarët i quajtën zgjedhjet e manipuluara dhe dolën në rrugë. Megjithë premtimin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Morales humbi mbështetjen e ushtrisë dhe policisë së Bolivisë dhe iku nga vendi drejt Meksikës.
Ai aktualisht është në Kubë për një vizitë të përkohshme, dhe është përfolur se ai mund të vendoset në Argjentinë pasi presidenti i majtë Alberto Fernandez të marrë detyrën të martën.
Ndërsa turma në Cochabamba brohoriste njoftimin, Morales shkroi një mesazh në ‘Twitter’ një mesazh mbështetjeje. Duke kundërshtuar grushtin e shtetit nga e djathta raciste dhe fashiste, ai tha ‘atdhe ose vdekje, ne do fitojmë!’