Jose Mourinho është i vendosur për ta transferuar qendërmbrojtësin e Napolit, të cilin e pëlqejnë edhe gjigantët tjerë të futbollit evropian
Kalidou Koulibaly është sot njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë.
Për këtë, klubet e njohura ia kanë vënë syrin futbollistit të Napolit.
Sipas mediumit “El Desmarque”, interesim për futbollistin afrikan së fundmi ka shfaqur Tottenhami, përcjell Gazeta Express.
Trajneri Jose Mourinho po e përgatit një ofertë prej 110 milionë eurosh për Koulibalyn.
“Special One” tashmë i ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit italian për 28 vjeçarin, të cilin e do në afatin kalimtar të janarit.
Koulibaly i ka zhvilluar 13 ndeshje me Napolin në Serie A këtë sezon.