Vendosni fjalën kyçe....

Audiopërgjimi ndaj Agron Xhafajt, sa vite burg kërkoi prokuroria për Salianjin e të akuzuarit e tjerë


Prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji lidhur me dosjen ‘Babalja’.

Për Salianjin,  një nga prokurorët e çështjes, Genci Qana, kërkoi shndërrimin e dënimit në 3 vjet shërbim prove.

Për gazetarin Jetmir Olldashi, prokurorët kërkuan 1 vit burg, të shndërruar në 200 orë punë me interes publik.

Ndërsa për Albert Veliun e Alfred Alizotin, organi i akuzës ka kërkuar rspektivisht 3 vjet e 6 muaj burg dhe 3 vjet burg.

Ata akuzohen për kallëzim të rremë lidhur me audiopërgjimin ndaj vëllait të ish0ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *