Në momentin më të rëndësishëm të kampionatit dhe në sfidën më të nxehtë të tij, klubi i Tiranës duhet të zhvillojë derbin pa një trajner, pas largimit të Julian Ahmatajt, i dyti për këtë sezon.
Përballë, Partizanit, timonin e skuadrës do ta marrë zëvendës trajneri Egbo.
Ish-gardiani i portës bardheblu, ka qenë zëvendësi i disa prej teknikëve që kanë shëtitur në stolin e kryeqytetasve. Ai do të jetë një trajner interim deri në emërimin e pasuesit të Ahmatajt.
Sfida është konfirmuar dhe do të luhet në stadiumin “Air Albania”, impiantin më të ri në vend.