Vendosni fjalën kyçe....

“Dialogu me Shqipërinë”, Meta: Nuk është momenti, jemi në situatë të jashtëzakonshme


Kreu i Shtetit, Ilir Meta deklaroi se nisma e paralajmëruar “dialog me Shqipërinë” nuk do zhvillohet për momentin.

Sipas Metës, i cili foli për televizionin Syri.tv, vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, kreu i shtetit shtoi se 8 dhjetori ishte një thirrje për të përkujtuar dhe për të dhënë një mesazh.

Unë nuk uroj përplasje, uroj reflektim. 8 dhjetori ka qenë thirrje për të përkujtuar, për të dhënë një mesazh dhe vendosur një dialog. Nuk është momenti tani se jemi në situatë të jashtëzakonshme”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *