Shumë zhurmë po bëhet për një banane të ngjitur në mur në galerinë e arteve në Miami, e cila është vlerësuar me një çmim prej 120,000 dollarësh.
Në murin ku ishte shfaqur kjo banane, një artist ka shkruar me buzëkuq në mur se “Epstein nuk e ka vrarë veten”. Ai e ka fjalën për miliarderin Jeffrey epstein, i cili u gjet i vdekur në qeli më 10 gusht në New York, ndërsa priste të dilte para gjyqit i akuzuar për pedofili dhe trafik seksual.
Artisti Roderick Webber në shkrimin e tij në mur, në vend të shkruante Epstein, ka ngatërruar vendet e shkronjave duke e kthyer emrin e miliarderit amerikan në “Epstien”.
This guy decided to write on the banana wall LOL 😅🤦🏻♀️ #ArtBasel @OfficialJoelF pic.twitter.com/jjWDyugNuv
— sacha-stephanie (@sachasteph_) December 8, 2019
Webber u arrestua më pas nga policia për “keqbërje kriminale”. Por ai e ka konsideruar të padrejtë këtë veprim, duke kujtuar se një tjetër artist David Datuna, nuk u arrestua kur hëngri bananen e famshme (lexo këtu), ndërsa ai për shkak se shkroi disa fjalë në mur u vu në pranga.
“Nëse dikush mund të hajë bananen 120,000 dollarëshe dhe të mos arrestohet, pse unë nuk mund të shkruaj në mur? Kjo është galeria ku çdokush mund të bëjë art, apo jo?”, bërtiti Webber ndërsa shoqërohej nga policia, citon RT.
“VERY TASTY”: An art piece of a banana duct-taped to a wall at Miami’s Art Basel and sold for $150,000, was eaten by New York-based performance artist David Datuna as spectators watched. https://t.co/BjIl4QjcnP pic.twitter.com/Yq3tuOCMX3
— ABC News (@ABC) December 8, 2019
Vepra e artit e bananes së ngjitur në mur, e artistit italian Maurizio Cattelan iu shit një koleksionisti francez për 120,000 dollarë. Por u hoq më vonë nga ekspozita, siç njoftoi galeria e arteve për shkak të “disa lëvizjeve të pakontrollueshme të turmës”.