Vendosni fjalën kyçe....

Ishte nisur nga Shqipëria, kapet në brigjet italiane drogë me vlerë 4 milionë euro


Guardia di Finanza italiane ka kapur në brigjet e Brindizit, pas një operacioni të suksesshëm një ngarkesë të madhe droge.

Sipas ‘Leggo.it’, gjatë një patrullimi të zakonshëm dega e GdF-së së Brindisit ka kapur një motoskaf disa milje larg bregut.

Pas shoqërimit të mjetit detar në port, efektivët kanë kryer një kontroll të imtësishëm të mjetit detar janë gjetur 186 pako të mbështetja me rreth 310 kilogramë marijuanë e 24 kilogramë hashash që në treg vlejnë rreth 4 milionë euro.

Skafi i gjatë 5 metra ishte i pajisur me një motor të fuqishëm e drejtohet nga një person me shtetësi shqiptare i cili është ndaluar në vend.

Pak ditë më parë, EUROPOL-i publikoi raportin e vitit 2019 ku vërente se droga e ardhur nga Shqipëria mbetej ende një nga burimet kryesore të drogës së kapur në vendet e Bashkimit Europian.

VINI RE: Materiali video marrë nga Il Quotidiano Italiano


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *