Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë shefen e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.
Jella është një nga kandidatet për të qenë pjesë e prokurorisë speciale SPAK.
Ajo ka mbaruar studimet për drejtësi në vitin 1999 dhe Magjistraturën në vitin 2002.
Jella ka punuar si prokurore në Elbasan e më pas në Librazhd.
Në maj 2018 ajo u komandua në krye të prokurorisë së Durrësit.