Një operacion kërkim- shpëtimi u nis pasi një aeroplan transporti i ushtrisë kiliane që transportonte 38 pasagjerë dhe ekuipazh u zhduk, duke humbur kontaktin me radio në rrugën e tij drejt një baze në Antarktidë.
Avioni konsiderohet të jetë ‘rrëzuar’ sepse do i kishte mbaruar karburanti më tej dhe nuk do të mund të fluturonte më, u tha gazetarëve Drejtori i Operacioneve të Forcave Ajrore të Kilit, Gjeneral Brigade, Francisco Torres.
Por ekziston ‘gjithmonë një mundësi’ që ai të jetë ulur diku, tha ai, duke shtuar se aeroplani nuk ka dërguar ndonjë telefonatë shqetësuese.
Mjeti i transportit C-130 Hercules u ngrit nga baza ajrore Chabunco në qytetin Punta Arenas në jug të Kilit në 4:55 pasdite me kohën lokale të hënën dhe u zhduk plotësisht nga radari rreth një orë më vonë. Ai po fluturonte në një mision mbështetës dhe mirëmbajtjeje rutinor në Bazën Ajrore ‘Presidente Eduardo Frei Montalva’ në Antarktidë dhe kishte në bord 38 persona.
Presidenti Sebastian Pinera shpalli një operacion kërkim-shpëtimi me fokus gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm. Vendndodhja e aeroplanit nuk dihet ende.
Baza Ajrore ‘Presidente Eduardo Frei Montalva’ është më e madhja nga katër bazat e përhershme të Kilit në kontinentin e akullt, ku vendi pretendon një pjesë të territorit që mbulon Ishujt Shetland, Gadishullin e Antarktikut dhe disa ishuj të tjerë ngjitur.