Vendosni fjalën kyçe....

Meta sot në Prokurori për padinë ndaj Dvoranit


Presidenti i vendit Ilir Meta sot pritet të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me çështjen e kallëzimit të tij kundër kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Meta pritet të merret në pyetje lidhur me kallëzimin e  tij.

Kujtojmë se presidenti, kallëzoi penalisht Ardian Dvoranin më 19 nëntor, për ‘shpërdorim detyre’. Ai e cilësoi Dvoranin si ushtar të partisë, i cili me qëllim kishte çuar në një përplasje mes Presidencës dhe Kuvendit lidhur me listat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në mënyrë që të shmangte zvarritjet nga njëra prokurori te tjetra, presidenti e dërgoi padinë në tre prokurori, atë të Përgjithshme,  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në kallëzimin penal të presidentit paraqiten të gjitha shkeljet e bëra nga Dvorani, në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndër të tjera në kallëzim, Meta kërkon sekuestrimin e procesverbaleve audio të datave 21 shtator 2019 dhe 9 nëntor 2018 për evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *