Vendosni fjalën kyçe....

Mjekja në Pakistan rrëmben foshnjën në spital për t’ia dhuruar tezes që s’kishte fëmijë


Një mjeke në Pakistan është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur një fëmijë për t’ia dhënë tezes së saj që nuk kishte fëmijë.

Vajza e vogël iu mor nënës menjëherë pas lindjes nga një spital në Balochistan, në jug-perëndim të vendit.

Familja fillimisht nuk ishte në dijeni të zhdukjes së saj, pasi askush nuk e dinte që nëna e saj kishte lindur binjakë.

Gruaja kishte sjellë në jetë dy vajza binjake, por për dy ditë kishte qenë gjysmë e ndërgjegjshme dhe kur fitoi vetëditjen i shokoi të gjithë duke pyetur se: “Ku është vajza tjetër?”

Këtë e rrëfeu për BBC kunati i saj Abdul Hamid: “Të Premten, kur Bibi kishte rikuperuar shqisat e saj, pyeti se ku ishte vajza e saj tjetër. Ne ishim të shtangur”

Kreu i stacionit të policisë, Jahangir Shah tha se gruaja që kishte vjedhur foshnjën ishte arrestuar, së bashku me tre kolege të tjera.

“Pasi Abdul Hamid paraqiti një ankesë policore, ne e arrestuam mjeken që ishte në dhomën e lindjes atë natë, dhe ajo na çoi direkt atje ku ishte foshnja.

Ajo ishte ndihmuar nga dy kolegë të tjerë për të kontrabanduar foshnjën nga spitali dhe për t’ia dhuruar tezes së sa,j e cila ishte e martuar për 17 vjet, por ishte akoma pa fëmijë. Infermierja na tha që tezja e saj dëshironte shumë të birësonte një fëmijë.”– tha Shah.

Policia ka arrestuar të katër gratë, ndërsa familja është ribashkuar me foshnjën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *