Këngëtarja suedeze Marie Fredriksson, e njohur më së shumti si pjesë e grupit pop ‘Roxette’, ka ndërruar jetë ‘pas një beteje të gjatë 17-vjeçare me kancerin’, ka njoftuar menaxheri i saj.
Formuar në vitin 1986 nga Fredriksson dhe Per Gessle, ‘Roxette’ u bë një nga bandat më të mëdha të Suedisë, duke shitur një 75 milionë disqe në mbarë botën. Disa nga hitet kryesore të grupit përfshijnë: ‘The Look’, ‘Listen to Your Heart’, ‘It Must Have Been Love’ dhe ‘Joyride’.
Kolegu i saj, Gessle tha se ‘gjërat nuk do të jenë njësoj ‘ pas vdekjes së Fredriksson.
Tifozët e habitur të ‘Roxette’ kanë shprehur dhimbjen dhe tronditjen e tyre kur dëgjuan vdekjen e Fredriksson duke ndarë këngët e tyre të preferuara nga grupi në ‘Tëitter’.
Fredriksson u diagnostikua me tumor në trur në vitin 2002 dhe me sukses iu nënshtrua operacionit dhe kimioterapisë, por raportohet se pësoi probleme të vazhdueshme shëndetësore pas trajtimit të kancerit.