Vendosni fjalën kyçe....

Ngrihen dyshime mbi turin pranë vullkanit vdekjeprurës të Zelandës së Re


Pesë njerëz u vranë, tetë rezultojnë ende të humbur dhe më shumë se 30 të tjerë mbetën të plagosur pas shpërthimit të vullkanit të Ishullit të Bardhë, një nga më aktivët në Zelandën e Re.

Shumë prej vizitorëve ndodheshin në një turne ditor duke udhëtuar me anije në një port aty pranë. “Reuters” shkruan se janë ngritur dyshime lidhur me incidentin, për shkak se shkencëtarët kishin njoftuar që muajin e kaluar për rritjen e rrezikut për shpërthim.

GeoNet ngriti nivelin e alarmit për ishullin afër mesit në mes të nëntorit për shkak të një rritje në aktivitetin vullkanik. Mirëpo kompanive turistike nuk u ishte kërkuar të mbanin klientët e tyre larg vullkanit, thonë operatorët dhe agjensitë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka deklaruar se qeveria do të hetojë incidentin.

Më duhet të them se jam shumë e befasuar kur dëgjova se kishte vizitorë atje sot, sepse shkencëtarët duket se kanë qenë të vetëdijshëm që Ishulli i Bardhë po hynte në një fazë të aktivitetit të ngritur”- tha eksperti për vullkanet nga Universitet Drexel, Loÿc Vanderkluysen.

“Unë kam qenë në ishullin e Bardhë më parë, por nuk mendoj se do të isha rehat po të isha atje sot”- vijoi ai.

Ishulli i Bardhë ose “Whakaari”, njihet si “vullkani aktiv detar më i aksesueshëm në botë”.

Vullkani tërheq vullkanologë dhe turistë nga e gjithë bota që kërkojnë të shohin peizazhin e egër të ishullit, i cili përmban burime aktive gjeotermale me avull dhe pishina me baltë pluskuese.

Ishulli me pronësi private zhvillon turne të përditshme, dhe më shumë se 10,000 njerëz e vizitojnë atë çdo vit.

“Shpërthimi ishte fatkeq, por jo plotësisht i papritur”- tha Jessica Johnson, pedagoge e Gjeofizikës në Universitetin e Anglisë Lindore.

Qeveria rajonale monitoron veprimtarinë e vullkanit përmes GeoNet dhe agjencive të tjera. Operatorët turistikë, të cilët duhet të kenë leje qeveritare mund të mbyllin qasjen për turistët bazuar në ato të dhëna.

Ekspertët thanë se ishte e vështirë parashikimi i saktë se kur do të shpërthente vullkani. Zelanda e Re përdor një shkallë 0-5 për të renditur rrezikun e shpërthimit të vullkanit, me 0 kur s’ka fare aktivitet dhe 5 kur mund të ketë një shpërthim të madh. Të hënën, White Island ishte në nivelin 2.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Reuters/ Përshtati në shqip me shkurtime Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *