Vendosni fjalën kyçe....

“Prokuroria s’mori asnjë provë nga ato që kam dorëzuar, u bë pjesë e llumit” – Salianji


Demokrati Ervin Salianji ka deklaruar pas daljes nga gjyqi ku prokuroria dha pretencën ndaj tij, gazetarit Olldashi, Albert Veliut e Fredi Alizotit lidhur me audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se nuk i druhej aspak duke e konsideruar atë një vendim politik.

Ai shtoi se prokuroria ishte bërë pjesë e llumit dhe se gjatë procesit nuk kishte pasur asnjë provë te re duke theksuar se prokuroria kishte thënë sot atë që ishte deklaruar më parë nga kryeministri Rama e avokati i Xhafajt.

‘Nuk i druhem fare e kam thënë në fillim. Janë sulme tërësisht politike. Pati vetëm një devijim nga dënimi për trafik droge i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, drejt një gjasme pretence ku prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin, po pa diskutim që asnjë intrigë, pabesi tradhti nuk ia del që të mposhtë të drejtën dhe të vërtetën.’ – tha Salianji.

Ai tha se askush nuk do ia dalë që ta mposhtë, frikësojë e izolojë ndërsa tha gjithashtu se prokuroria nuk kishte marrë asnjë provë nga ato që kishte dorëzuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *