Vendosni fjalën kyçe....

Rrogat e prapambetura, lojtarët e Skënderbeut nuk dalin në stërvitje


Futbollistët e Skënderbeut nuk kanë dalë në stërvitje në shenjë proteste ndaj klubit të tyre, për shkak se nuk kanë marrë pagat. Lojtarët refuzuan pasditen e së martës të dilnin në fushë pas një situate të tensionuar që zgjaste prej ditësh, raporton Top Channel.

Revolta është manifestuar nga vetë lojtarët dhe vjen si rrjedhojë e mungesës së pagave të tyre për disa muaj. Perveç kësaj kjo situatë është lënë e pasqaruar nga klubi korçar çfarë ka bërë që të tensionohen futbollistët.

Lojtarët kishin disa ditë që i kishin lënë ultimatum klubit që t’i sqaronte se çfarë do të bëhej me pagat e tyre.

Ata ja kanë komunikuar trajnerit Daja se nuk do të futeshin në fushë ndërsa pak minuta më vonë dolën nga dera e stadiumit.

Por ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këtë çështje ndërkohë që Skënderbeu nuk është i vetmi klub futbolli në vështirësi financiare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *