Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.
Sot në Rinas u riatdhesuan në dy operacione të ndryshme 173 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen.
Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.).
Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca.
Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas.