Maqedonia e Veriut ka vendosur të bojkotojë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel në letërsi. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Pacolli, ka falenderuar homologun Dimitrov për vendimin e bojkotimit të dhënies së çmimit ndaj austriakut Peter Handke.
‘Faleminderit Nikola Dimitrovit për bojkotimin e ceremonisë së dhënies së çmimit Nobel, Peter Handkes. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviç kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por ka përkrahur Millosheviçin’ – shkruan Pacolli në ‘Twitter’.
Përveç Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë e Turqisë, edhe Afganistani ka njoftuar bojkotimin e ceremonisë që mbahet ditën e sotme.