Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në një spital në Çeki, vriten gjashtë persona


Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë në një spital në Republikën Çeke. Siç shkruan “The Independent”, sulmi ndodhi në qytetin Ostrava rreth orës 07:19 të mëngjesit të sotëm.

Policia tha se ende është në kërkim të sulmuesit ndërsa shtoi se ka forcuar sigurinë në të gjithë vendin.

Policia çeke publikoi një foto të një burri të bardhë me flokë të shkurtër, të veshur me një xhaketë të kuqe. Fillimisht u mendua se ai ishte sulmuesi, por më vonë policia tha se imazhi tregonte “një dëshmitar të rëndësishëm të ngjarjes”.

“Për momentin ne jemi duke punuar në një version tjetër dhe po kërkojmë një person tjetër”– thuhej në një njoftim.

Kryeministri i vendit, Andrej Babis, i tha televizionit publik çek se të shtënat kishin ndodhur në dhomën e pritjes së spitalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *