Policia e New Jerseyt ka reaguar pas disa të shtënash me armë në Jersey City pranë një shkolle.
Oficerët e policisë qëlluan për vdekje një prej autorëve të incidentit.
Jean Jadezaia, një zëdhënëse e Zyrës së Sherifit të Qarkut Hudson, e quajti incidentin një ‘situatë aktive të armëve në qytet’.
Të paktën një oficer policie u qëllua për vdekje, sipas një njoftimi nga Prokurori i Qarkut Hudson Esther Suarez.
Gjatë të shtënave me armë zjarri dy oficerë të tjerë dhe një civil mbetën po ashtu të plagosur.
Prokurori Phil Murphy në një deklaratë tha se ishte informuar për situatën në Jersey City.
‘Unë jam informuar për situatën që po ndodh në Jersey City. Mendimet dhe lutjet tona janë me burrat dhe gratë e Departamentit të Policisë së Jersey City, veçanërisht me oficerët të mbetur të vrarë gjatë këtij sulmi dhe me banorët e nxënësit e shkollës ku ndodhi incidenti’, ka thënë Myrphy.