Vendosni fjalën kyçe....

Teatri Kombëtar përfshihet në listën e 14 objekteve të rrezikuara të Trashëgimisë Europiane


Teatri Kombëtar ëshë bërë pjesë e listës paraprake të 14 vendeve me të rrezikuara për vitin 2020 të trashëgimisë europiane.

Programi Europa Nostra organizohet nga Zëri i Trashëgimisë Kulturore në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve. Vendimi përfundimtar i përzgjedhjes së 7 nga 14 vendet do jepet në mars të vitit tjetër.

‘Lista është dorëzuar nga shoqëria civile ose organet publike që bëjnë pjesë në rrjetin e Europa Nostra të anëtarëve dhe organizatave të asociuara nga e gjithë Evropa. Një panel këshillimor, i përbërë nga 15 ekspertë ndërkombëtarë, përzgjodhi vendet e trashëgimisë më të rrezikuara në bazë të vlerës së tyre historike dhe kulturore dhe urgjencës së kërcënimit me të cilin përballen. Ai gjithashtu merr parasysh angazhimin e komunitetit, angazhimin e palëve të interesuara publike dhe private, qëndrueshmërinë afatgjatë dhe potencialin socio-ekonomik të objektit. Lista e fundit e 7 vendeve të trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë do të shpallet në Mars 2020.’ – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Europa Nostra.

Njoftimi është publikuar edhe nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që thekson se përfshirja e Teatrit Kombëtar në këtë listë është një nga fitoret më të mëdha të qytetarisë në historinë moderne të demokracisë shqiptare në 30 vitet e fundit.

‘Fondacioni Gjirokastra, me nxitjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit këtë vit aplikoi për shpalljen e Teatrit Kombëtar, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë. Ky aplikim u mundësua me ndihmën e shumë specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët përgatitën dosjen teknike të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Mbështetja direkte e institucionit të Europa Nostra i vendos përfundimisht një frenim të plotë, përpjekjes së mbrapshtë të qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar është cilësuar nga Europa Nostra si: ”një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike”. Me krenari mund të themi, që kjo arritje e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë mbështetësve kombëtarë e ndërkombëtarë, është një nga fitoret më të mëdha të qytetarisë në të gjithë historinë moderne të demokracisë shqiptare në 30 vitet e fundit.Natyrisht, ne ndihemi shumë të lumtur për këtë arritje, e cila konfirmon vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare’. – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në ‘Facebook’.

 

Lista

National Theatre of Albania, Tirana, ALBANIA

Karas – Traditional Wine Vessels, ARMENIA

Khoranashat Monastery, Tavush Region, ARMENIA

Castle Jezerí, Horní Jiretín, CZECH REPUBLIC

Tapiola Swimming Hall, Espoo, FINLAND

Castle of Sammezzano, Tuscany, ITALY

Archaeological Park of Sybaris, ITALY

Ivicke House, Wassenaar, THE NETHERLANDS

Y-block, Government Quarter, Oslo, NORWAY

Szombierki Power Plant, Bytom, POLAND

Belgrade Fortress and its surrounding, SERBIA

Plečnik Stadium, Ljubljana, SLOVENIA

Cuatro Caminos Metro Depot, Madrid, SPAIN

Egyptian Halls, Glasgow, UNITED KINGDOM


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *