Kanë dalë emrat e tre kandidatëve për kreun e SPAK-ut.
I pari që hodhi kandidatutën ishte Arben Kraja, i cili e ka kaluar procesin e vetingut në dhjetor të vitit të kaluar.
Pas Krajës, në garë është futur prokurori Edvin Kondili ndërsa kandidati i tretë është Altin Dumani.
Deri tani pjesë e SPAK-ut janë:
Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda