Vendosni fjalën kyçe....

“Aktorët politikë të nisin dialogun për të mos kompromentuar integrimin” – Ministri italian


Ministri i Jashtëm i Italisë, Di Maio, tha se vendi i tij e mbështet Shqipërinë për të kapërcyer pasojat e tërmetit të 26 nëntorit si dhe rrugëtimin e Tiranës drejt integrimit në BE.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare, zyrtari italian theksoi se aktorët politikë në vend duhet të përfshihen për të kapërcyer krizën.

‘I shpreha kryeministrit edhe urimin tonë dhe dëshirën tonë që të gjithë aktorët politikë të angazhohen në vendosjen e një klime që të mos kompromentojë rrugëtimin europian të Shqipërisë duke favorizuar uljen e tensioneve dhe çeljen e kanaleve të dialogut. I theksova kryeministrit afërsinë dhe praninë e Italisë me Shqipërinë jo vetëm për anëtarësimin por edhe sa i përket çështjes së goditjes së pësuar nga tërmeti. BE do bëjë më shumë. Ato burime që u vunë në dispozicion përbëjnë vetëm hapin e parë.’ – tha Di Maio.

Kryeministri Rama në fjalën e tij falenderoi Italinë për ndihmën e dhënë si dhe për mbështetjen e Romës për integrimin e Shqipërisë në BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *