Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për gjenocid ndaj myslimanëve në Mianmar, fituesja e Nobelit për Paqen dëshmon në Hagë


Fituesja e çmimi Nobel për Paqen, Aung Suu Kyi, e cila është gjithashtu sundimtarja ‘de facto’ e Mianmarit, mbrojti vendin e saj kundër akuzave për gjenocidin ndaj popullsisë Rohinga.

Ajo u përgjigj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë kundër një çështjeje të ngritur nga Gambia, një vend i vogël i Afrikës Perëndimore.

Pasi gjykata filloi procedurat të martën, Gambia i kërkoi gjykatës të parandalojë Mianmarin nga vrasjet e mëtejshme të Rohingave.

Mianmari është akuzuar për shkelje të detyrimeve të tij sipas Konventës së Gjenocidit në të ashtuquajturat ‘operacione ushtarake të pastrimit’ kundër Rohingave.

Suu Kyi fitoi çmimin Nobel për Paqen në 1991 për luftën e saj të gjatë për demokracinë dhe qëndrimin 15 vjet në arrest shtëpiak nga junta ushtarake e atëhershme.

Sidoqoftë, ajo është kritikuar për heshtjen ndaj akuzave për krime lufte të kryera kundër etnisë Rohinga në vendin e saj nga ushtria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *