Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në SHBA ish-zyrtari i lartë meksikan, akuzohet se merrte ryshfet nga karteli i drogës


Një ish-zyrtar i qeverisë së Meksikës është arrestuar me akuzat se ai lejoi kartelin ‘Sinaloa’, të kryesuar nga famëkeqi Joaquín ‘El Chapo’ Guzman, të vazhdojë të funksionojë në këmbim të ryshfeteve shumë milionëshe.

Genaro Garcia Luna u arrestua në Dallas, Texas, të hënën, thanë prokurorët federalë në Brooklyn. Garcia shërbeu si sekretari i Sigurisë Publike të Meksikës mes vitit 2006 dhe 2012.

Ish-zyrtari i lartë u akuzua për tre akuza për lehtësim të trafikut të kokainës dhe një akuzë për deklarata të rreme, sipas një aktakuze të pazbuluar të martën në një gjykatë të Brooklyn.

Ai akuzohet se ka pranuar ryshfet nga karteli në këmbim të ofrimit të mbrojtjes për anëtarët e tij, ndërsa ai ishte duke shërbyer nën Presidentin Felípe Calderón, i cili zhvilloi një luftë të përgjakshme kundër karteleve të drogës.

Besohet se Garcia është zyrtari i rangut më të lartë të Meksikës i akuzuar ndonjëherë për trafik droge në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *