Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona s’i ndahet sulmuesit të Interit, e do me çdo kusht


Barcelona nuk ka ndërmend të tërhiqet nga shërbimet e sulmuesit Lautaro Martinez.

Drejtuesit e klubit katalanas po bëjnë çmos që të bindin zikaltërit që ta lëshojnë xhevahirin e tyre.

Martinez shihet si zëvendësi kryesor i uruguaianit Suarez, i cili është 32 vjeç tashmë dhe zor se do qëndrojë edhe për shumë kohë te Barcelona.

Ndërsa argjentinasi është 22 vjeç dhe shihet si e ardhmja e sulmit të ekipit spanjoll. Klauzola për Martinezin është 111 milionë euro dhe thuhet se ai pëlqehet shumë edhe nga argjentinasi tjetër i Barcelonës, legjenda Mesi.

Drejtuesit e klubit spanjoll kaë muaj që e ndjekin sulmuesin dhe pritet që në merkaton e dimrit ose atë të verës të hidhen në sulm për të arritur marrëveshjen mes goleadorin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *