Sulmuesi suedez nuk ka vendosur ende për klubin e radhës, pavarësisht se është afër rikthimit në Milan
Zlatan Ibrahimovic nuk ka vendosur ende përfundimisht për klubin e ri, pavarësisht që thuhet se është afër rikthimit në Milan, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi suedez i dha fund eksperiencës amerikane me Los Angeles Galaxy dhe po e pret me padurim rikthimin në futbollin evropian.
Sipas mediumit britanik “Express”, Evertoni e ka përgatitur një ofertë për veteranin e sulmit.
“Toffees” janë të gatshëm ta paguajnë Ibrën 5.5 milionë euro në vit.
Ndërkohë, “Rossoneri” thuhet se ia kanë ofruar 6 milionë euro për një kontratë prej 18 muajsh.
Ibrahimovicin e duan edhe Bologna e Napoli në Itali.