Një tjetër gjyqtare në Shkodër ka dhënë dorëheqjen. Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen prej disa ditësh, por KLGJ nuk e ka pranuar ende.
Rraboshta është e katërta që largohet nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Për shkak të dorëheqjes së saj, gjatë këtyre ditëve janë shtyrë disa gjyqe.
Gjykata e Apelit në Shkodër ka mbetur me mangësi të mëdha për shkak të largimeve të gjyqtarëve, duke sjellë vonesa në gjykimin e çështjeve dhe në shtyrjen e proceseve gjyqësore.
Kryetari i kësaj gjykate, Fuat Vjerdha nuk arriti të konfirmohet nga KPK pasi iu nënshtrua procesit të Vettingut, ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi.