Vendosni fjalën kyçe....

Iu sekuestruan 550 mijë euro pasuri në Vlorë, zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar në Itali


Është zbuluar emri i personit të cilit iu sekusetruan sot pasuri me vlerë rreth 550 mijë euro.

Ai është identifikuar si Gazmend Shabani ndërsa dyshohet se ai i kishte vënë pasuritë nëpërmjet veprimarisë kriminale.

Shabani ka qenë i arrestuar në Itali në vitin 2017 për trafik droge pasi është kapur me rreth 2 ton kanabis.

Njoftimi i policisë

‘Në vijim të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht: 2 apartamente banimi në Vlorë; 2 llogari bankare; 1 automjet Volkswagen.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro. Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. SH., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *