Vendosni fjalën kyçe....

“Kongresi duhet të hetojë pse Amerika u gënjye për Afganistanin gjitha këto vite” – Tulsi Gabbard


Kandidatja presidenciale, Tulsi Gabbard, u zotua të kërkojë një hetim të Kongresit për luftën në Afganistan pas një raporti të fshehtë, ku pretendohet se zyrtarët amerikanë kanë gënjyer për ato që po ndodhin atje që nga fillimi i pushtimit amerikan.

Gabbard, një veterane ushtarake që kandidon për nominimin mes demokratëve, tha se duhet të ketë ‘përgjegjësi për gënjeshtrat’ ​​dhe jetët e humbura dhe paratë e taksapaguesve që janë shpenzuar në operacionin më të gjatë ushtarak në historinë e SHBA-së.

‘Kostoja e kësaj lufte dhe luftërat për ndryshimin e regjimit dhe ndërtimin e vendit që vijon është e pafalshme në shumë mënyra, por është e matshme në mënyrat që janë detajuar në atë raport të ‘Washington Post’, tha ajo.

Raporti i ‘Washington Post’ bazohet në dokumentet e marra përmes kërkesave dhe veprimeve të Ligjit për Lirinë e Informacionit dhe pretendon se administrata amerikane ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të mashtruar publikun amerikan për angazhimin në Afganistan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *