Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shpall “non grata” fituesin e Nobelit në Letërsi, Handke


Kosova e ka shpallur fituesin e Nobelit në Letërsi, Peter Handk, ‘persona non grata’. Vendimi i marrë është njoftuar nga ministri i jashtëm, Pacolli, me anë të njoftimi në Twitter.

‘Sot vendosa të deklaroj Peter Handken person non grata në Kosovë, për mbështetjen që i ka dhënë Millosheviçit dhe politikave të tij të gjenocidit në Kosovë e Bosnjë Hercegovinë si dhe mohimit të gjenocidit të kryer nga Serbia. Ai dhe Çmimi Nobel treguan mungesë respekti ndaj viktimave të gjenocidit.’ – shkruan Pacolli.

Austriaku Handke është një nga dy fituesit e Nobelit në letërsi këtë vit. Ai njihet si mbështetës i ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *