Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundjet përkeqësojnë situatën në Zelandën e Re, pengohet kërkimi për njerëzit e humbur


 Rritja e lëkundjeve në ishullin vullkanik në Zelandën e Re ka rritur rrezikun e një shpërthimi të dytë masiv, duke penguar rikuperimin e trupave të mbetur në ishull pas shpërthimit të dy ditëve më parë. 

Gjashtë njerëz humbën jetën gjatë shpërthimit të së hënës në White Island, nëntë të tjerë janë listuar zyrtarisht si të zhdukur, dhe 30 të tjerë janë plagosur. Autoritetet lajmëruan se nuk ka asnjë shenjë jete dhe personat e mbetur në ishull mendohen të vdekur.

“Reuters” shkruan se dy viktimat e fundit që janë identifikuar, janë një australian 53 vjeçar, Gavin Dalloë dhe vajza e gruas së tij 15-vjeçare, Zoe Hosking.

Numri i të vdekurve mund të rritet pasi 29 njerëz ndodhen në kujdes intensiv në disa spitale në të gjithë vendin.

Njëzet e shtatë njerëz kanë djegie në 30% ose më shumë të trupit të tyre. 22 prej tyre kanë probleme me frymëmarrjen, për shkak të djegieve të rënda.

Qeveria Australiane ka lajmëruar se pritet të transferojë jashtë vendit deri në 10 pacientë në 24 orët e ardhshme, nëse stafi mjekësor i aprovon ata që të udhëtojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *