Në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Arsimit ka pasur disa ndryshime, ku janë emëruar tre zv/ministra të rinj.
Është liruar nga detyra zëvendës ministri i Arsimit të Sportit dhe Rinisë, Redi Shtino, ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave, janë emëruar Oltion Rrumbullaku zëvendës ministër i Arsimit dhe Nina Guga, zëvendës ministre e arsimit.
Edhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar një zëvendës ministër, ku këtë pozicion e ka marrë ish drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare