Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, tha se prokuroria do bëjë hetimin lidhur me akuzat ndaj tij pas kallëzimit të presidentit Meta ditën e djeshme.
Ai ishte sot në prokurori ku u pyet lidhur me kallëzimin ndaj tij.
‘Përmbusha detyrimin ligjor, erdha të dëshmoj. Kam shpjeguar faktet dhe rrethanat si kanë ndodhur, dhe paraqita shpjegimet e mia. Shpjegimi është shumë i gjatë dhe unë e kam dhënë qëndrimin tim. Është prokuroria që do të bëjë hetimin në përputhje me ligjin dhe do ia shprehë ato gjykatës. Nuk llogaris askënd, vetëm raportin e Kushtetutën. Ligji është i barabartë për të gjithë, s’kam status të veçantë.’ – tha Dvorani.
Ai tha gjithashtu se hetimi bëhet nga prokuroria dhe jo nga televizionet apo gazetat duke bërë thirrje që funksionarët e shtetit t’i çojnë problematike në organet kompetente.
Dvorani i kallëzua në prokurori nga Presidenti Meta i cili e akuzon për shkelje të ligjit lidhur me vakancat për Gjykatën Kushtetuese.