Vendosni fjalën kyçe....

Ngërçi në Kosovë, sot pritet takimi i radhës Mustafa-Kurti


Ditën e sotme pritet takimi i radhës mes liderit të LDK-së, Mustafa e atij të Vetëvendosjes, Kurti.

Takimet e deritanishme nuk kanë prodhuar një marrëveshje qeverisjeje të përbashkët, ndërsa ditë më parë Kurti tha se Vetëvendosjes i shkojnë për shtat zgjedhjet e parakohshme.

Pika ku palët nuk po arrijnë të gjejnë dakordësinë është zgjedhja e presidentit që pretendohet prej LDK-së.

Megjithatë në deklaratat e deritanishme, palët janë shprehur besimplotë për arritjen e një marrëveshjeje mes tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *