Vendosni fjalën kyçe....

Një javë pas zgjedhjes, ambasadorët i shkojnë njëri pas tjetrit në zyrë kryeprokurorit Çela


Një javë pas zgjedhjes së Olsian Çelës si Kryeprokuror i vendit, në zyrën e këtij të fundit kanë vajtur e dërguara me punë e Ambasadës Amerikane, Moses-Ones, ambasadori i BE-së, Soreca dhe ai gjerman, Zingraf.

Gjatë takimit me Çelën, ata kanë diskutuar për reformën në drejtësi dhe kanë siguruar Kryeprokurorin për mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për organin e akuzës në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Gjithashtu në takim është diskutuar edhe veprimi i prokurorisë pas tërmetit dhe faza kalimtare drejt krijimit të SPAK-ut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *