Përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së, Këshillit te Europës dhe UNDP-së u shprehën kundër projektligjit të mediave në dëgjesën e sotme të Komisionit të Medias.
Ata u shprehën se draftet nuk janë ende në përputhje me standardet e lirisë së shprehjes dhe kërkuan këshillime shteruese dhe adresimin e të gjitha problemeve të ngritura.
Përveç përfaqësuesve të katër institucioneve ndërkombëtare, 15 organizata vendase kërkuan tërheqjen e projektligjit të mediave ose mosmiratimin në Kuvend të projekligjit të qeverisë për mediat. Përfaqësuesit e tyre u shprehën se ky projektligj cënon lirinë e shprehjes në vend.
15 organizatat që shprehen kundër projektligjit janë BIRN Albania, Civil Right Defenders, Citizens Channel, Faktoje, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Shqiptar i Shkencave, Këshilli Shqiptar i Mediave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, Historia Ime, Qendra Respublica, qendra Medialook, Qendra Shqiptare për Gazetarinë Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.