Vendosni fjalën kyçe....

Portalet e lidhën disa herë pas ndarjes me Jolie, Brad Pitt: Asnjëra nuk është e vërtetë


Qëkur Brad Pitt u nda nga bashkëshortja e tij Angelina Jolie, në shtator të vitit 2016, aktorin e kemi parë të shoqëruar nga shumë mikesha femra, të cilat portalet vazhdimisht i kanë bërë çift.

Kur kishin nisur procedurat e divorcit, rreth Pitt nisën thashetheme se ai kishte nisur një lidhje me profesoren e Neri Oxman. Në shtator, u komentua për një lidhje me dizenjuesen Sat Hari Khalsa ndërsa kohët e fundit, Pitt është parë me aktoren Alia Shawkat.

Por Pitt i ka hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme në një intervistë për “The New York Times”.

“Unë nuk e di se me sa gra kanë thënë që jam takuar në dy ose tre vitet e fundit. Dhe asnjë prej tyre nuk është e vërtetë.”- tha aktori.

Pitt tregoi se kishte ndaluar së lexuari gazetat që prej vitit 2004, për të shmangur negativitetin që përcillnin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *