Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen të dhënat paraprake të dëmeve të tërmetit

Janë publikuar të dhënat paraprake të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ato u publikuan nga ministri i Bujqësisë, Çuçi, i cili shërben si ministri fuqiplotë për përballimin e pasojave të tërmetit.

Në fjalën e tij, ai tha se është hapur rruga për ndërtimin e banesave nga ana e fondacioneve private ndërsa është miratuar gjithashtu bonusi i qirasë për ata që kanë mbetur pa banesa deri në maj të vitit 2021.

Ai tha gjithashtu se mijëra banesa private e pallate janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht ndërsa vlerësimi paraprak i dëmit është rreth 3 miliardë lekë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit

Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga 9 ekipe, të përbërë nga 278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj. Thirrjes së parë për ndihmë iu përgjigjën:

–    142 forca nga Kosova;

–    180 nga Italia;

–    91 nga Franca;

–    57 nga Greqia;

–    54 nga Rumania;

–    17 nga Zvicra, Izraeli, Turqia, dhe Serbia.

Forcat tona të kërkim-shpëtimit nxorrën nga rrënojat 38 njerëz, ndërkohë që së bashku me trupat e huaja, u nxorrën nga rrënojat edhe 10 njerëz të tjerë, 3 prej të cilëve, fatkeqësisht humbën jetën më vonë në spital.

Ndërkaq, që në orët e para pas tërmetit, i gjithë zinxhiri i shërbimit shëndetësor u vu në shërbim të banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Strehimi

Deri më sot, ju kemi siguruar strehimin e përkohshëm rreth 13294 qytetarëve të prekur nga tërmeti si vijon:

–    4 149 qytetarëve i strehuam në hotele;

–    395 në Qendra Sociale;

–    254 qytetarë i strehuam në palestra; dhe

–    7383 në çadra.

Ndërkohë, mbi 1000 banorë të tjerëjanë strehuar në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në Kosovë.

Vlerësimi i dëmeve

Ky proces dinamik vijon. Deri më sot, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar 14069 objekte, nga të cilat:

-261 pallate janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;

-2237 banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;

-851 pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta; dhe

-4618 banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta.

Deri më sot janë shembur 44 objekte, kryesisht në qarkun Durrës, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë.

Shkollat

Vlerësimi paraprak i dëmit 3.05 miliardë lekë.

Ju kemi kushtuar rëndësi të veçantë inspektimit të shkollave dhe spitaleve. Ky proces është bërë në disa shkallë, duke angazhuar disa grupe inspektimi për të njëjtin objekt në mënyrë që të kishim konkluzione sa më të sakta. Deri më sot kemi këto gjetje nga inspektimi i shkollave:

–    176 objekte shkollore kanë pësuar dëme të lehta;

–    6 objekte kanë pësuar dëme të konsiderueshme; dhe

–    36 objekte kanë pësuar dëme të rënda.

Rindërtimi

Deri më sot, janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit, nga të cilat:

-13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit; dhe

-7 miliardë lekë nga donacionet.

Burimet kryesore të këtyre fondeve janë:

  • Buxheti i shtetit;
  • Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB;
  • Donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”, “Rënjët Shqiptare”;
  • Donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit.

–    5 753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekëpërmes platformës qeveritaree-albania;

–    Qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë Euronë llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare;

–    23 milionë Euro është totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë Euro),qeveri të vendeve tëtjera si Turqia e cila ka marrë përsipër vendosjen në dispozicion të 500 apartamenteve, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *