Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar pas takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Di Maio, se qeveria shqiptare ka qenë e papërgatitur për fatkeqësinë natyerore që e goditi.
Basha tha se e kishte falenderuar Di Maio-n për ndihmën e dhënë nga Italia ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të anulojë kontratat e oligarkëve dhe të kalojë nga fjalët e sjelljet e papranueshme ndaj gazetarëve e analistëve, në vepra konkrete.
‘26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore por që tregoi se sa i përgatitur është shteti. Larg qoftë, edhe sikur ajo ngjarje të përsëritet, prapë jemi të papërgatitur. Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit, të mobilizojë të gjithë inxhinierët, të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore dhe të anulojë 150 milionë eurot e oligarkëve për t’ua dhënë paratë mijëra familjeve të pastreha, pa buke e më fëmijë të vegjël,’ – tha Basha.
Ai shtoi se fokusi i opozitës është ndihma për njerëzit në nevojë dhe jo bërja pjesë e një shfaqjeje që shton varfërinë.