Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Laçit, ku këmbëngulte vazhdimisht se s’do ua jepte burrave fjalën para, por grave në një përpjekje për të treguar se sa e mbështet ai gjininë femërore.
Mirëpo në po të njëjtat minuta që u shpreh se gratë thonë “fjalë më të zgjuara” se sa burrat, përdori fjalë ofenduese ndaj një banoreje të pamartuar, e cila po i shprehte shqetësimet e saj.
Gruaja i tha kryeministrit se ishte kthyer nga Zvicra pas tërmetit, sepse shtëpia e prindërve ishte shembur dhe shtoi se atje qëndronte me 3 mujorsha për të fituar “bukën e gojës”, shprehje e cila nuk i pëlqeu kryeministrit.
Pas një debati (lexo këtu), Rama arriti në përfundimet e veta se ajo kishte mbetur pa martuar për shkak se fliste shumë.
BISEDA:
Rama: E martume je?
Banorja: Jo
Rama: Hë praaa… E di pse? Se kush të afrohet trembet, se i tmerron.
Banorja: Jo jo, nuk trembet fare
Rama: Qenke dinamit
Banorja: Jam dinamit se jam zot shtëpie, more vesh
Rama: Moj më mbyte, më more para