Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanin imazhe të abuzimit të fëmijëve në “WhatsApp”, arrestohet grupi nga 11 shtete të ndryshme të botës


Policia spanjolle thotë se ka arrestuar 33 persona në vende të ndryshme të boptës, në lidhje me një grup në “WhatsApp” ku shpërndaheshin imazhe të abuzimit të fëmijëve dhe përmbajtje të tjera të dhunshme.

BBC shkruan se arrestimet u bënë në 11 vende të ndryshme në tre kontinente, por shumica prej tyre ishin në Spanjë (17).

Shumë nga të arrestuarit ose personat e marrë nën hetim në Spanjë janë vetë nën moshën 18 vjeç, përfshirë një djalë 15-vjeçar.

Në Uruguaj, policia arrestoi dy persona – njëra prej të cilave ishte një nënë që abuzoi vajzën e saj dhe dërgoi imazhet e ngjarjes për grupin.

Në një rast tjetër, një burrë 29-vjeçar u arrestua jo vetëm për shkarkimin e imazheve, por gjithashtu për inkurajimin e anëtarëve të tjerë të grupit për të krijuar kontakte me vajza të reja – veçanërisht migrante të cilat nuk do të kishin mundësi të shkonin në polici.

Si u gjurmuan?

Policia Kombëtare e Spanjës filloi hetimin e këtij grupi më shumë se dy vjet më parë, pasi mori një email.

Më pas ata kërkuan ndihmën e Europol, Interpol dhe policisë në Ekuador dhe Kosta Rika.

Jo vetëm në Spanjë dhe Uruguaji, arrestimet u bënë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Ekuador, Kosta Rika, Peru, Indi, Itali, Francë, Pakistan dhe Siri.

Çfarë shpërndante grupi?

Në një deklaratë, policia tha se grupi shpërndante “përmbajtje pedofilike, ndonjëherë me ashpërsi ekstreme, së bashku me përmbajtje të tjera që ishin të ligjshme, por të papërshtatshme për të miturit”.

Disa anëtarë të grupit madje kishin krijuar imazhe të vogla dixhitale që shpërndahen lehtësisht, të ngjashme me emojis, të fëmijëve që keqtrajtohen.

Policia tha gjithashtu se të gjithë të arrestuarit në Spanjë ishin burra ose djem, me prejardhje të përzier sociale dhe kulturore.

Njëri prej këtyre burrave kishte ikur nga shtëpia e tij në Itali kur u bë kontrolli. Ai shkoi në shtëpinë e një të afërmi në Salamanca, pa qenë në dijeni se ishte Policia Kombëtare e Spanjës ajo që kishte urdhëruar arrestimin e tij.

Operacioni tani do të përqendrohet në identifikimin e fëmijëve të abuzuar që shfaqen në këto imazhe.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *